Rozë

Dueti i Elsa Lilës dhe Capital T fshihet nga YouTube

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila dhe reperi Capital T, rikthyen pas 25 vitesh hitin “Pyes Lotin”.

Kjo ishte kënga fituese e çmimit të parë të Festivalit në RTSH në vitin 1996.

Mirëpo, rikthimi i këngës nuk është pritur aspak mirë nga kompozitori i këngës Valentin Veizi.

Ai kishte reaguar ashpër, duke thënë se nuk kanë marrë lejen e tij për ta përdorur këngën.

“Mos ma fëlliqni këngën”, kishte shkruar Veizi.

Ndërkaq, kënga është fshirë nga YouTube, si duket Veizi ka fituar ‘betejën”, në mes tij dhe Elsa Lilës.

/Shqip.com