Dueli miqësor ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës

Pas fitores në “Fadil Vokrri”, Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë miqësoren me Zvicrën.
Takimi i parë ndërmjet këtyre dy skuadrave do të jetë i veçantë, me disa lojtarë nga Kosova që do të përfaqësojnë kundërshtarët.
Kjo do të jetë vetëm ndeshja e dytë e “Dardanëve”, nën urdhëratë e Alain Giresse.
Ndeshjen e parë Kosova e fitoi me rezultat të thellë 5:0.

Derisa, para ardhjes së trajnerit francez Kosova ishte pa fitore në shtat ndeshjet e fundit, me katër humbje dhe dy barazime.
Nga ana tjetër “Helvetikët” në ndeshjen e fundit u mposhtën nga Anglia, me rezultat të ngushtë 2:1.
Por, para kësaj humbje Zvicra ishte e pamposhtur në shtat ndeshje.
Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj tha se kjo ndeshje është e veçantë.
“Jo vetëm për mua, por për shumicën e lojtarëve është lojë speciale. Unë kam qenë në skuadër për Zvicrën, por përgatitem si për çdo ndeshje. Nuk ka ndonjë motivim të veçantë apo diçka të tillë. Është ndeshje speciale jo vetëm për mua, por për të gjithë”, ka thënë Hadërgjonaj.

I emocionuar për ndeshjen është shprehur edhe lojtari i Zvicrës, Xherdan Shaqiri.
Në prag të kësaj ndeshje, Shaqiri ka bërë një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
“I emocionuar për ndeshjen speciale nesër!”, ka shkruar 30-vjeçari.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih dhe do të fillojë në ora 18:00./Shqip.com