Sport Ndërkombëtar

Duel spektakolar me 7 gola, Messi ia dhuron fitoren PSG-së kundër Lille

FOTO: Paris Saint Germain (Facebook)
FOTO: Paris Saint Germain (Facebook)

Ylli argjentinas Lionel Messi ka realizuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 95-të, duke ia siguruar Paris Saint-Germainit fitoren në shtëpi ndaj Lilles me rezultatin 4:3.

Ndeshja i takoi xhiros së 24-të të Ligue 1 të Francës.

Kylian Mbappe realizoi dy gola për PSG-në në minutat 11 dhe 87, ndërsa Neymar realizoi një në minutën e 17-të.

Neymar pësoi lëndim gjatë ndeshjes.

Te Lille realizuan Bafode Diakite (24’), Jonathan David (58’ penallti) dhe Jonathan Bamba (69).

Edon Zhegrova ishte në stol por nuk u aktivizua.

/Shqip.com