Lajme

Duda Balje: Po e kam të vështirë të komunikojë me Kurtin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës - Duda Balje

“Është shumë e vështirë që të komunikojë më Kurtin dhe ky është problemi kryesor me Lëvizjen Vetëvendosje, pra mungesa e komunikimit”.

Kështu është shprehur deputetja, Duda Balje, e cila tha se ka tentuar disa herë të takohet me Kurtin, por që kjo ka qenë e pamundur.

“Disa persona të cilët kanë pozita udhëheqëse ku mundesh me marr ndonjë vendim konkret shumë pak jemi duke komunikuar kam provuar disa herë në mënyrë zyrtare edhe shoqërore është duke munguar komunikimi”, tha ajo

Ajo tha se kur nuk ka komunikim nuk mund që të këtë as edhe zgjidhje.

“Kur nuk ke komunikim është normal s’mundesh me biseduar për problemet prioritare të komunitetit boshnjak nuk mundesh me gjete zgjidhje është vështirë për mu me bë komunikim me Kurtin këtu është problemi kryesor nga momenti i parë kur kam përkrahë këtë Qeveri. Krejt takime kanë qenë 2 apo 3 edhe krejt takimet në fakt unë kam provu me ndodhë kam shku kam lutë kemi shkruar nonstop të ZKM, asistentja emaila zyrtare unë tash numri i takimeve nuk është me rëndësi por nuk është në disponim me bisedu për ne”, shtoi ajo në Tëvë1.

Balje thotë se arsye për këtë mund të jetë edhe votimi i saj kundër disa propozimeve të LVV-së, për çka shton se është cilësuar si “deputete e padisiplinuar”.

“Po ka mundësi unë jam e sigurt se kanë definu me thënë deputetja Balje si e pa disiplinuar që nuk respekton vendimet e Qeverisë… Dikush brenda LVV-së mendoj se e ka bërë këtë, kush është duke vendosur unë prapë mendoj se fillimi është kryeministër më pas njerëzit që janë duke përcjellë punën e deputetëve por jam shumë e sigurt se votimi kundër ka prekë ata sepse gjithmonë kur je një deputet i komuniteteve gjithqysh duhet me votu dmth ne deri tash kemi qenë si mekanizëm për të votuar kusht për kusht kundër ne jemi kundër, unë nuk votoj ashtu unë votoj duke menduar pak më ndryshe besoj se këto janë arsyet”, tha ajo.

Ajo tha se mungesa e takimeve nuk ka arsyeje dhe është e patolerueshme.

“Zakonisht deri tash me secilin kryeministër kur kemi pasur diçka të rëndësishme nuk kemi pritur për takim tash është diçka më ndryshe, për mua është pengesë shumë e madhe. Unë e di që ka shumë obligim por prapë mos me gjet kohën për takim me mu nuk ka arsyetim, këto nuk i toleroj”./SHQIP.com