Kulturë

Duda Balje për “DokuFest 2023”: Mos e prekni frymën e Prizrenit tradicional e kulturor

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka reaguar kundër organizimit të festivalit “DokuFest 2023”, në Prizren.

Ajo, përmes një postimi në Facebook, tha se  nuk duhet të preket “fryma e Prizrenit tradicional dhe kulturor”.

“Për gjërat që nuk janë normale, mos na bëni t’i pranojmë si moderne. Mos e prekni frymën e Prizrenit tradicional dhe kulturor!” është shprehur ajo.

Tutje, Balje, tha se “pavarësisht se çfarë lloj Fest është, ju nuk keni të drejtë të shfrytëzoni momentin për ta paraqitur këtë! As në Prizrenin tim, as askund”.,

Ndërkaq, ajo tha se shpreson që organizatorët të mos i kenë sjellur fëmijët e tyre të mitur, me vete.

/Shqip.com