Lajme

Duda Balje pasi abstenoi në komision: Nuk kam votuar në emrin tim personal, por në emër të Grupit Multietnik

Deputetja e Kuvendit të Kosovës - Duda Balje

Deputetja e Kuvendit, Duda Balje, ka abstenuar votën e saj në Komisioni për Buxhet dhe Transfere për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Balje për Shqip.com ka treguar se në këtë rast ka votuar në emër të Grupit Multietnik pasi që në grup ishin katër pro dhe katër kundër.

“Unë sot nuk kam pas drejt me vendos vet në emrin tim personal, kam dal me mendimin e Grupit Multietnik. Në grup kemi qenë 4/4 edhe kjo është arsyeja për votën abstenim. Si të gjithë deputetët e Komisionit, edhe unë kam votu në emër të grupit.”, ka thënë ajo.

Balje ka thënë se pastaj në Kuvend se cili deputet vendos në emër të tij.

“Ne jemi tetë deputet në grup dhe jemi shtatë parti politike të ndryshme. Aspak nuk është e lehtë për neve me marrë vendim”, ka vazhduar ajo.

Projektligji për tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti sot nuk ka kaluar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere

Lexo edhe:
S’kalon propozimin për tërheqje nga Trusti në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Pesë deputetët e partive opozitare kanë votuar për, ndërsa pesë deputetët e VV-së kanë votuar kundër, si dhe abstenimi nga deputetja Duda Balje./Shqip.com