Lajme

Duda Balje i reagon Dimal Bashes: Unë jam rritur nën vlerat e islamit tradicional në Kosovën tonë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës - Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka pasur një debat me kolegun e saj, Dimal Basha.

Basha i ka bërë një paragjykim, Baljes, dhe kjo e fundit ia ka kthyer duke i thënë se “ti nuk beson në Zot, dhe nuk mund të komentosh intenzitetin e kualitetin e besimit tim”

“Thonë se shoku kulturor prej Amerike të mban gjatë peng në kujtesë. Unë jam rritur nën vlerat e islamit tradicional në Kosovën tonë! Ti nuk beson në Zot, dhe nuk mund të komentosh intenzitetin e kualitetin e besimit tim! P.s. Këtë për Zotin!”, shkroi Balje në profilin e saj zyrtar në Facebook.

Basha në një emision i drejtuar nga Rron Gjinovci, ka thënë se “Duda Balje nëse ish kon përnime muslimane s’e besoj që kish mujtë me dalë qashtu”.

“P.sh. Duda Balje, e shet në emër të fesë, ajo me kon përnime myslimane s’e besoj që kish mujtë me dalë qashtu, ose t’i shkon fesë deri në fund o s’mundesh me zgjedh për tjerët. Psh ti me vendos për të tjerët, psh ti me vendos për një komunitet tjetër në emër të fesë, a për veti nuk të pëlqen”, ka thënë Basha në emision./Shqip.com