Lajme

Duda Balje: Çdo gjë jashtë jetës së burrit dhe gruas nuk është martesë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës - Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka kundërshtuar mbatjen e Paradës së Krenarisë të mbajtur në Prishtinë.

Sipas Duda Baljes çdo gjë jashtë jetës së burrit dhe gruas nuk është martesë.

“Çdo gjë jashtë kësaj nuk është familje dhe çdo gjë jashtë jetës së burrit dhe gruas nuk është MARTESA, quajini si të doni ndryshe por martesa dhe familja JO!” ka thënë Duda Balje.

Ajo po ashtu ka thënë se Familja është qeliza bazë shoqërore.

“Familja është qeliza bazë shoqërore dhe si një nga grupet shoqërore më komplekse, më të vjetra dhe më të qëndrueshme. Familja është një grup biologjik dhe edukativ. Është përmbajtja e tij themelore sociale që nga fillimi e deri në kohët moderne” ka thënë Duda Balje.

Sot gjatë ditës në sheshin e Prishtinës është mbajtur Parada e Krenarisë./Shqip.com