Teknologji Shkencë

Dubai nis ndërtimin e resortit në formë të Hënës (Foto)

Arkitektura dhe dizajni më i mirë vazhdon të mbretëroj në Dubai, por planet nuk kanë përfunduar.

Në vlerë prej 5 miliardë dollarësh, Dubai do të bëhet me resortin që nga pamja e jashtme do t’i ngjajë hënës.

I projektuar nga firma kanadeze e arkitekturës, Moon World Resorts Inc. kompania synon të ndërtojë kompleksin luksoz hënor prej 224 metra të gjatë në Dubai dhe planifikon ta ketë gati brenda 48 muajve, duke synuar të tërheqë 2.5 milionë vizitorë në vit dhe me një parashikim vjetor prej 1.8 miliardë dollarësh të ardhura.

Resorti është projektuar për të ofruar një përvojë të aksesueshme dhe autentike të turizmit hapësinor për entuziastët në mbarë botën, pasi është një simulim i Hënës, duke u dhënë udhëtarëve një sipërfaqe autentike hënore për të eksploruar, pa pasur nevojë të udhëtojnë jashtë stratosferës.

Resorti mbresëlënës prej 10 hektarësh do të përfshijë një qendër shëndetësore, qendër për organizim të konferencave, eventeve të ndryshme, restorante dhe klube nate, duke u fokusuar në fusha të tilla si turizmi hapësinor, mikpritja dhe teknologjia.

Ai do të ketë gjithashtu 300 rezidenca private të quajtura ‘Sky Villas’, të cilat janë në dispozicion për t’u blerë.

/Shqip.com