Rozë

Dua pozon e shtrirë në jaht, kështu i komenton vjehrra

Dua Lipa, Foto: Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, tash e sa ditë është duke i shijuar pushimet në bregdetin shqiptar.

Bashkë me të janë edhe familja dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid.

E me nënën e këtij të fundit Dua si duket ka marrëdhënie shumë të mira.

Yolanda Hadid, nëna e Anwar, i ka komentuar artistes në një foto që kjo e fundit ka publikuar në Instagram, ku shihet e shtrirë në jaht.

“Ju dua” ka shkruar ajo duke iu referuar Duas dhe Anwar.

Përndryshe “Love again” është kënga që Dua ka lansuar muajin e kaluar./SHQIP.com