Rozë

Dua poston foto duke ngrënë qebapa

Këngëtarja, Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare më famë botërore, Dua Lipa, është duke shijuar pushimet së bashku me familje në jug të Shqipërisë.

Ajo po vazhdon të postojë fotografi, herë pas herë të shoqëruar edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Mbrëmë këngëtarja ka treguar se edhe në Shqipëri po kënaqet edhe me ushqime kosovare, teksa ka shkrepur foto duke treguar se po i shijojnë qebapat kosovar.

“Qebapa direkt nga Kosova”, ka shkruar Dua sipër imazhit.

Dua ditë më parë ka vizituar Tiranë ku është pritur nga Erion Velija dhe Edi Rama.

Këngëtarja nga të dy ka pranuar dhurata simbolike dhe lavdata të shumta për mënyrën se si ajo i përfaqëson shqiptarët në botë.