Rozë

“Dua Lipës iu dha pasaporta për marketing”, Einxhel ka një kërkesë publike

Einxhel Shkira

Artistes me famë ndërkombëtare, Dua Lipa se fundi iu është dorëzuar dekreti i shtetësisë shqiptare nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Begaj përmes një postimi në Facebook.

“Dua Lipa është krenari shqiptare! Kënaqësi e veçantë t’i dorëzoja dekretin e shtetësisë shqiptare këngëtares së talentuar dhe të famshme në të gjithë botën! Në vigjilje të 110-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, nderojmë jo vetëm ato personalitete që në të shkuarën kontribuan dhe ndihmuan në krijimin e shtetit të ri shqiptar, por edhe të gjithë ata që me kontributin e tyre në çdo fushë të jetës i japin vlerë identitetin shqiptar dhe na bëjnë krenarë në çdo moment”, shkroi Begaj.

E për këtë së fundi ka reaguar edhe moderatorja, Einxhel Shkira.

Shkira të reagojë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kërkuar se Dj Dagz, Fifi dhe DJ PM duhet të ketë pasaportë ashtu si çdo shqiptarë i Kosovës.

Një nga dëshirat e Dj Dagz, Dj Pm, madje edhe Fifit kanë shprehur ishte se ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga çmimi i madh nësi je pej pashaporta shqiptare! S’po them që të jepen 2 milion pashaporta, por do ishte mirë që motrat, vëllezërit, grat dhe burrat tanë nga Kosova të mos trajtohen njësoj me dikë nga Ghana apo Zimbabve!

Mendoj se ka ardhur koha që politika Shqipëria dhe politikat e saj të nënshtetësis të krijon lehtësim për këtë kategori aplikuesish. Jam e lumtur dhe krenare që Dua Lipa u pajis me të njëjtën pashaportë si unë dhe pse do e ket sa për simbolik se me pashaportën britanike do të kalojë në aeroport nesër. Por s’jam e lumtur që fëmija im duhet të lind në Shqipëri që të mund të lëviz me mua lirisht. Apo në Kosovë që të mos lëviz do kurrë me mua së bashku me Dagz. Mendoj se kjo kategori e ka me urgjente këtë dokumet pavarsisht dëshirës së shtetit tonë për marketing internacional nëpërmjet Duas, le të mos i harroj këta hallexhinjtë e tjerë”.

/Shqip.com