Kulturë

Dua Lipa viziton Manifestën: Duhet të jetë në listë për ta vizituar këtë verë në Prishtinë

Dua Lipa

Artistja kosovare me famë botërore, Dua Lipa po vazhdon të qëndrojë në Prishtinë edhe pas përfundimit të festivalit “Sunny Hill”.

Ajo ka vizituar edhe Biennalen “Manifesta 14”, që po vazhdon në Prishtinë.

Lipa, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka sugjeruar që aktivitet kulturore të Manifestës duhet të jenë në listë për tu vizituar këtë it në Prishtinë.

“Dje e vizitova Bienalen ‘Manifesta’ që aktualisht po mbahet në Prishtinë. Ka instalacione të pabesueshme arti dhe ekspozita publike në të gjithë qytetin, por veçanërisht në vende që kanë nevojë për pak dashuri dhe vitalitet. Ekspozita kryesore po mbahet në hotelin ‘Grand’ i cili është pothuajse i braktisur, me përjashtim të organizimit të disa ngjarjeve private. Është një ekspozitë e mahnitshme e cila po i mirëpret artistët nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës. Ju sugjeroj që nëse nuk e keni vizituar ende atë, ta fusni në listën e gjërave që duhet t’i bëni patjetër në Prishtinë gjatë kësaj vere”, ka shkruar Lipa.

“Manifesta 14”l, është program 100 ditor që po realizohet në Prishtinë, duke shfrytëzuar disa lokacione të qytetit për aktivitete kulturore.