Rozë Ndërkombëtar

Dua Lipa tërhiqet nga eventi i njohur muzikor për shkak të gjendjes shëndetësore

Këngëtarja Dua Lipa

Këngëtarja e njohur më famë ndërkombëtarë , Dua Lipa ka njoftuar fansat e saj se nuk do të performojë në iHeartRadio KIIS FM Jingle Ball.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Duan në një postim në Instagram ku u shpreh se ka probleme me laring.

Ajo tha se mosparaqitjen e saj në këtë event e ka kërkuar mjeku i saj.

“Me zemër të thyer më duhet të ndaj se nuk do të mund të performoj në iHeartRadio KIIS FM Jingle Ball për shkak të laringit. Sipas urdhrave të mjekut tim sot, do të më duhet të jem në pushim vokal për ditët e ardhshme në mënyrë që të shërohem plotësisht”, ka shkruar ajo.

Pas kësaj, Dua th se shpreson të rikthehet sa më shpejt në skenë

Festivali i mbushur me yje do të zhvillohet në qytetin e Nju Jorkut të premten në mbrëmje, ku do të performojnë artistë si Doja Cat, Ed Sheeran dhe Lil Nas X./SHQIP.com