Kulturë

Dua Lipa renditet si artistja e pestë më e dëgjuar në Spotify

Dua Lipa, u rendit si artistja e pestë grua më e dëgjuar, në “Spotify”.

Viti 2021, ishte një vit i suksesshëm i artistes shqiptare me famë botërore.

Albumi i fundit “Future Nostalgia”, i solli asaj shumë suksese, që nga lansimi i tij.

Ky album i vitit 2020, dhe këngët tjera të saj që I publikoj vitin e kaluar, ia mundësuan Dua Lipës që të jetë artistja grua e pestë më e dëgjuar në “Spotify.

Lipa e mbylli vitin 2021 si artistja e pestë grua më e dëgjuar, me 5.7 miliardë transmetime në platformën muzikore “Spotify”.