Rozë

Dua Lipa nominohet në American Music Awards 2022

Artisti portorikan Bad Bunny është artisti më i nominuar për American Music Awards 2022, me gjithsej tetë nominime, mes tyre edhe për çmimin kryesor ‘Artisti i vitit’.

Përveç artistit të vitit, Bad Bunny është nominuar edhe për artistin e preferuar në turne, videoklipin e preferuar, artistin e preferuar mashkull pop, albumin e preferuar pop, artistin e preferuar mashkull latin, albumin e preferuar latin dhe këngën e preferuar latine. 

Nëse Bad Bunny fiton në të tetë kategoritë, ai do të barazohet me Michael Jackson dhe Whitney Houston për më shumë çmime në një vit të vetëm.

Beyoncé dhe  Taylor Swift  janë artistet femra më të nominuara në shfaqjen e këtij viti me nga gjashtë nominime secila. Artistët do të përballen në tre kategori duke përfshirë artistin e vitit, artisten e preferuar të popit dhe albumin e preferuar pop. 

Një nominim në këtë ngjarje të madhe të ndarjes së çmimeve e ka fituar edhe artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa.

Ajo garon për të fituar çmimin “Bashkëpunimi më i mirë i vitit”, në sajë të bashkëpunimit “Cold Heart” me legjendën e muzikës Elton John.

/Shqip.com