Kulturë

Dua Lipa, në mbi një miliardë transmetime në “Spotify”

Dua Lipa, po vazhdon të jetë në listën e këngëtarëve më të dëgjuar në Amerikë.

Kënga “Scared to be lonely”, në bashkëpunim me Martin Garrix, ka arritur shifrën e një miliardë transmetimeve në platformën “Spotify”.

Dua Lipa, është artistja e parë që ka arritur mbi një miliardë transmetime.

Ndërkaq, Garrix, është shprehur i habitur nga ky sukses i këngës.

“Është çmenduri që një tjetër nga këngët e mia të arrijë një miliardë transmetime në Spotify! ‘Scared To Be Lonely’ është një kënga e zemrës sime. Edhe pse kënga është publikuar mjaft kohë më parë, është e mahnitshme të shohësh që kaq shumë njerëz ende po e dëgjojnë atë.”, ka thënë ai.

Këngëtarja kosovare, tani po e shijon edhe suksesin e albumit “Future Nostalgia”, me të cilin ka filluar edhe turneun në botë.