Kulturë

Dua Lipa: Ndihem krenare që jam në shtëpinë time

Këngëtarja kosovare dhe themeluesja e festivalit “Sunny Hill”, ka mbajtur sot konferencë për media.

Dua Lipa, gjatë konferenës është shprehur shumë e lumtur që është rikthyer në Prishtinë, të cilën e konsideron si shtëpinë e saj.

“Desha te ju falënderoj për mbështetjen, ndihmën dhe dashurinë që me pas mundësi me bo një Festival të tillë. Ndihem shumë krenare që do të përformojë. Tërë ditën e kam pas mendjen te përformanca e cila shpresoj që do ju pëlqej. Ndihem mirë që jam në shtëpinë time, ndihem mirë që jam në vend timin për me bo një gjë kështu, është ëndërr e madhe”, tha Lipa.

Po ashtu kryetari i Komunës, Përparim Rama, i dhuroj si shenjë falenderimi Dua Lipës, simbolin e kryqytetit “Hyjneshën në fron”.

Dua Lipa do ta hap sonte natën e parë të festivalit, ku do të përformojë para rreth 20 mijë personave./Shqip.com