Rozë

Dua Lipa mund të bëhet këngëtarja më e pasur në Britani

Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa
Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa

Dua Lipa pritet të bëhet këngëtarja femër me të ardhurat më të larta në Britani, pasi biznesi i saj i kaloi të ardhurat e artistes Adele vitin e kaluar dhe ajo është në rrugën e duhur për t’u bërë miliardere deri në moshën 40-vjeçare.

Të dhënat tregojnë se biznesi i Duas fitoi pothuajse 68 milionë paund vitin e kaluar, që thuhet se tejkaloi kolegen e saj britanike Adele në Mbretërinë e Bashkuar.

Informacionet i referohet kompanisë së saj të regjistrimit ‘Radical22′, pasi u zbulua se Dua po menaxhohet tani nga babai i saj, Dukagjin Lipa, i cili kujdeset për menaxhimin e të gjitha aseteve të saj komerciale shkruan Daily Mail.

“Radical22” thuhet se arriti një pasuri neto prej 29.9 milionë £ në dhjetor 2022, që është pothuajse trefishi i shumës (11.6 milionë £) që kishte në 2019. Kompania arriti një fitim prej 8.3 milionë £ nga 2021.

“Radical22” u tha se kishte pasur asete me vlerë 32.48 milionë £ në 2021, të cilat u rritën në 38.56 milionë £ në 2022.

Asetet e kompanive të Adelës u tha se kishin arritur në 50 milionë £ pas suksesit të albumit të saj të katërt ’30’, i cili u publikua në fund të vitit 2021.

Pavarësisht suksesit të madh të Duas, Adele ende kryeson për sa i përket pasurisë së saj totale.

Sipas listës së pasurve të ‘Sunday Times 2023’, ajo mendohet të ketë një pasuri neto të raportuar prej rreth 165 milionë £, një rritje prej 15 milionë funte nga viti 2022.

Pasuria neto e Duas, nga ana tjetër, mendohet të ketë arritur rreth 27.5 milionë funte në fund të vitit 2022.

Lajmi vjen pasi Dua publikoi këngën e saj të shumëpritur, ‘Houdini’, në nëntor.

/Shqip.com