Rozë

Dua Lipa merr sërish vëmendjen e Facebookut, gjiganti i rrjeteve sociale e quan “mbretëreshë të Shqipërisë”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa pas Kosovës po shijon ditët e qëndrimit në Shqipëri.

Gjatë këtyre ditëve ajo ka postuar vazhdimisht imazhe atraktive duke marrë vëmendje të madhe.

26 vjeçarja dukej mjaft atraktive në një sërë fotografish të publikuara së fundmi, ku shihej e veshur me fustan të zi të shkurtër dhe me bregdetin shqiptar në prapavijë.

“Vajza shqiptare në Shqipëri”, shkroi interpretuesja e hitit “New Rules” në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Mes shumë komenteve nuk mungoi sërish as ai nga gjiganti i rrjeteve sociale Facebook.

“Dua Lipa, mbretëresha e Shqipërisë”, i ka shkruar faqja zyrtare e Facebook-ut në mbishkrimin e fotografive këngëtares shqiptare.

Përndryshe, Dua Lipa do mbajë festivalin Sunny Hill edhe në Tiranë me datat 26,27 dhe 28 gusht./Shqip.com