Kulturë Kino

Dua Lipa merr një rol në filmin “Barbie”

Përveç suksesit në muzikë, këngëtarja shqiptare Dua Lipa, suksesin e saj pritet ta vazhdojë edhe në industrinë e filmit.

Dua, raportohet se do të ketë një rol në filmin “Barbie” së bashku me aktoren Margot Robbie.

Filmi do të nisë xhirimet më vonë këtë vit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Dua, siç raporton The Sun, do të luajë së bashku me aktoren e “Wolf Of Wallstreet”, Margot.

Filmi do të nisë xhirimet më vonë këtë vit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Dua, siç raporton The Sun, do të luajë së bashku me aktoren e “Wolf Of Wallstreet”, Margot.

Këngëtarja me origjinë shqiptare debutoi në aktrim vitin e kaluar pasi mori një rol në “Argylle”, dhe pas rolit të saj të parë në ekranin e madh, Dua la shumë mbresa tek emrat e mëdhenj të industrisë.

Krahas këtij filmi, Lipa ka njoftuar të gjithë mbështetësit e saj se janë duke xhiruar pjesë të koncerteve për të përfunduar me një film në fund, për të mos harruar madhështinë që kanë përjetuar.

Dua është ndër këngëtaret më të dëgjuara në Amerikë.