Rozë Ndërkombëtar

Dua Lipa fiton çmimin “Artistja më e mirë Pop/R&B” në Brit Awards 2022

Sonte është duke u mbajtur mbrëmja e madhe muzikore, ku ndahen çmimet e muzikës në Mbretërinë e Bashkuar.

Në mesin e këtyre yjeve gjendet edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila ka rrëmbyer njërin nga çmimet.

Ajo është shpallur fituesja e  çmimit “Artistja më e mirë e zhanrit Pop dhe R&B”.

Për këtë ajo është shprehur shumë e lumtur në një postim në Instagram, ku ka falënderuar fansat e saj.

Lipa nuk mundi të ishte prezente në Mbretërinë e Bashkuar për eventin, pasi ndodhet në kontinentin amerikan për turneun e saj./SHQIP.com