Rozë

Dua Lipa feston ditëlindjen, merr urim special nga babai i saj

Dua dhe Dukagjin Lipa

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa sot feston ditëlindjen e saj të 26-të.

Ajo ka pranuar urime të shumta nga fansat e saj dhe personat e afërt më të, por urimin e parë e mori nga babi i saj, Dukagjin Lipa.

Dukagjin në Instagram ka shpërndarë disa fotografi të ëmbla me Duan ku shfaqeshin si dy miq të ngushtë, pikërisht siç edhe e quan ai vajzën e tij.

Babai i këngëtares u shpreh se ai “Duan e ka miken e ngushtë që nga dita kur ajo erdhi në jetë dhe se e do atë aq shumë”.

Kujtojmë që ajo së fundi ka festuar 6 vjetorin e lansimit të këngës “New Love”.

“Gjashtë vite nga ‘New Love’. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe përkrahjen e vazhdueshme. E lumtur të jem në këtë rrugëtim – që po e ndaj me ju. Ju dua, faleminderit”, ka shkruar ajo.

Kënga deri më tani për kaq këto vite ka grumbulluar mbi 50 milionë klikime në platformën YouTube.

Theksojmë se në një nga intervistat e mëparshme, Dua zbuloi se këngën krejtësisht të parë e bëri në moshën katërvjeçare dedikuar të ëmës./SHQIP.com