Rozë

Dua Lipa do të jetë bashkëprezantuese në ‘Met Gala 2023’

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa do të jetë bashkëprezantuese e eventit të rëndësishëm ‘Met Gala 2023.

Kjo është bërë e ditur nga vetë artistja, Dua Lipa përmes një postimi në Instagram.

Prezantimin në ‘Met Gala 2023’, Dua Lipa do ta bëjë së bashku me Michaela Coel, Penelope Cruz, Roger Federer dhe Anna Wintour.

“E emocionuar të njoftoj se jam një nga bashkë-prezantueset e ‘Met Gala 2023’ së bashku me Michaela Coel, Penelope Cruz, Roger Federer dhe Anna Wintour. Shihemi të hënën e parë të majit. ‘Met Gala 2023’ feston hapjen e ‘Karl Lagerfeld: A Line of Beauty’ dhe i siguron Institutit të Kostumeve burimin kryesor të financimit vjetor për ekspozita, botime, blerje, operacione dhe përmirësime kapitale”, shkroi Dua Lipa.

Met Gala është eventi më i madh i modës i cili do të mbahet me 1 maj në Muzeun Metropolitan në Neë York City

/Shqip.com