Rozë Ndërkombëtar

Dua Lipa dhe Anwar Hadid drejt ndarjes – lidhja mes çiftit thuhet të jetë në krizë

Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Lidhja mes këngëtares me prejardhje shqiptare, Dua Lipa dhe Anwar Hadid duket të jetë në krizë.

Dyshja janë lidhur në vitin 2019, ndërsa që nga atëherë kanë qenë të pandashëm, shkruan Metro.uk.

Ata kanë shpenzuar aq shumë kohë së bashku, ndërsa nuk kanë hezituar që imazhet e shkrepura t’i publikojnë në rrjetet sociale.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Sidoqoftë, bazuar në disa raporte, gjërat mes palëve thuhet të jenë në krizë në këtë moment.

“Çifti ka vendosur që të frenojë me romancë e tyre në muajin e kaluar, pasi të udhëtosh shumë dhe të mos jesh bashkë është e vështirë”, është shprehur një burim për “The Sun”.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Ani pse aludimet për ndarjen e tyre kanë filluar, të famshmit ende nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë publike.

Përndryshe, Dua dhe Anwar, vëllai i vogël i Bella dhe Gigi Hadid, filluan lidhjen dy vite më parë, ndërsa bashkëjetuan disa muaj pas fillimit të romancës./SHQIP.com