Lajme

Dronët Bayraktar arrijnë në Kosovë


Ushtria e Kosovës është pajisur me dronët Bayraktar, për të cilët muaj më parë Ministria e Mbrojtjes kishte nënshkruar kontratë me një kompani prodhuese në shtetin e Turqisë.

Dronër kanë arritur gjatë dy ditëve të kaluara në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe për këtë kishte edhe prani të shtuar të Forcës së Sigurisë në zonën VIP të Aeroportit.

Ndryshe, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë vitit të kaluar kishte realizuar edhe një vizitë në Turqi, ku për së afërmi ishte njoftuar me dronët dhe teknologjinë e fundit që po prodhohen në kompaninë Baykar.

Ndryshe, dronët inteligjentë janë sulmues pa pilotë, që kontrollohen nga një bazë tokësore.

Dronët Bayraktar, TB2, hyjnë në mesin e armëve që kanë qëndrueshmëri të gjatë në lartësi të mesme (MALE), me rekord fluturimi deri në 27 orë e 3 minuta dhe përveç sulmeve të armatosura kanë për funksione kryesore misionet e inteligjencës, vëzhgimin dhe zbulimin.

/Shqip.com