Lajme Botë

Drogë dhe armë sekuestrohen nga bandat e motoçiklistëve austriakë

Forcat e sigurisë në Austri kanë sekuestruar qindra armë, si dhe flamuj dhe pajisje naziste, gjatë bastisjeve në pronat e lidhura me një grup të ekstremit të djathtë.

Gjashtë persona u arrestuan gjatë operacionit, në të cilin u kontrolluan 13 prona në provincat e Austrisë së Epërme dhe të Poshtme.

Autoritetet besojnë se ata janë anëtarë të “bandave të jashtëligjshme të motoçikletave”.

Policia gjeti gjithashtu drogë ilegale dhe më shumë se 1 milion euro në para të gatshme. Operacioni u zhvillua të hënën, por detajet zyrtare rreth tij u publikuan të enjten.

Në mesin e armëve të sekuestruara ishin “35 armë zjarri të gjata, 25 automatikë, 100 pistoleta, mbi një mijë komponentë armësh, 400 armë sinjalizuese”, sipas Ministrisë së Brendshme.

Gjithashtu u gjetën granatahedhës dhe më shumë se 10,000 fishekë.

Kontrollet e shtëpive ishin pjesë e një hetimi më të madh për bandat kriminale të motoçikletave në Austri, shkruan BBC.

/Shqip.com