Sport Ndërkombëtar

Drogba i ka disa fjalë për Chelsean

Legjenda e Chelseas, Didier Drogba, ka kritikuar Todd Boehlyn dhe pronarët e rinj të klubit të Ligës Premiere, duke përdorur fjalë të forta.

Amerikani shpenzoi 250 milionë funte në afatin kalimtar të verës përpara se të shkarkonte trajnerin e atëhershëm Thomas Tuchel dhe disa pjesëtarë të stafit pas vetëm shtatë ndeshjesh në sezonin 2022-2023.

Todd Boehly përfundoi në qendër të vëmendjes dhe kritikave edhe kur sugjeroi që Liga Premiere të nisë një lojë All-Star Veriu-Jug siç ndodh në sportet amerikane.

Megjithatë, Drogba beson se pronari i ri ka pasur një ndikim negativ në klub. Kur foli për Canal+, ish-sulmuesi tha: “Unë e njihja këtë klub me një klas të caktuar gjatë epokës së Roman Abramovich, por sot më duket se mungon”, kanë qenë fjalët e ish-futbollistit.

“Është shumë e vështirë për mua të shoh se si ata i hoqën qafe disa njerëz, për shembull fizioterapistët, të cilët ishin atje për një kohë shumë të gjatë. Ata duhet t’u kthehen parimeve dhe vlerave që kishin”.

/Shqip.com