Sport Shqiptar

Driton Kuka zbulon objektivin që e ka në jetë

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka shpalosur hapur objektivin e tij sa i përket medaljeve olimpike që dëshiron t’i arrijë gjatë karrierës së tij.

Nga përgatitjet që ai së bashku me xhudistët po i bëjnë në Gjermani për Botërorin e Xhudos në Doha që mbahet në muajin maj, Kuka ka thënë se dëshiron t’i ketë pesë medalje, derisa tri tashmë i ka të fituara, ai synon edhe dy të tjera.

/Shqip.com