Sport Shqiptar

Driton Kuka: Xhudoja është sporti i vetëm që i ka arritur katër norma olimpike

Driton Kuka dhe Distria Krasniqi

Driton Kuka ka folur rreth sukseseve të sportit të xhudos.

Trajneri i xhudos tha se me sa e di, xhudoja është i vetmi sport që i ka arritur katër norma olimpike.

“Po e ndaj këtë lajm për miqtë që u gëzohen sukseseve tona! E juve të tjerëve, xhudoja do t’jua prish disponimin, tash e shumë vite e dekada në të ardhmen!”, shkroi Kuka në Facebook.

Katër xhudistet që i kanë arritur normat olimpike janë: Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka.

Krasniqi bën gara deri në 52 kilogramë dhe ka arritur t’i marrë 2 mijë e 495 pikë.

Fazliu garon deri në 63 kilogramë dhe ka arritur t’i marrë 1 mijë e 400 pikë.

Gjakova garon deri në 57 kilogramë dhe ka arritur t’i marrë 1 mijë e 274 pikë.

Kuka garon deri në 78 kilogramë dhe ka arritur t’i marrë 1 mijë e 15 pikë.

/Shqip.com