Sport Shqiptar

Driton Kuka reagon për rezultatet e Kosovës në Kampionatin Botëror të xhudos

Driton Kuka ka thënë se Kosova si ekip në 3 ditët e para e ka treguar potencialin si asnjë herë më parë.

Trajneri i xhudos ka thënë se nga Kosova ishin 5 garues në top 10 më të mirët në Botëror.

Ka shkruar se Distria Krasniqit ju mohua medalja, por ka thënë se do të punojnë tutje drejt “Paris 2024”.

“Ajo tashmë çdo garuese e ka mposhtur në kategorinë e re pos Abe Utas japonezes që do jetë caku ynë. Nora hyri në 8 të parat me 2 fitore dhe kur ju hapë rruga tutje, gaboi dhe mbeti e 7-ta. Laura sot na rriti apetitet. 3 fitore me garuese të forta e kur realisht e pash në podium diçka ngeci me sllovenen të cilën Laura e kishte mposhtur në garat e kaluara, kjo pjesë duhet përmirësuar sepse po mendoj që ajo e shikoi veten në finale ende pa i kryer detyrat një nga një”, ka shkruar ai në Facebook.

Kuka ka thënë se Akil Gjakova u rikthye me dy fitore dhe pikë Olimpike për të kapur hapin drejt Olimpiadës.

“Flaka e Erza në kërkim të formës së tyre në gara të mëdha. Pasnesër garon Loriana Kuka kategoria 78 kg”, ka thënë ai, derisa ka treguar edhe pikët olimpike të fituara.

/Shqip.com