Driton Kuka e fiton çmimin “trajneri më i mirë në Evropë”
Publikuar:
(30.04.2022 21:30:25)
“Trajneri më i mirë në Evropë” – ky është çmimi që ka pranuar sot, Driton Kuka.
I pari i Përfaqësues së Kosovës, e ka marrë këtë çmim nga Federata Evropiane e xhudos.
Në njoftimin e dhënë nga Komiteti Olimpik, ndër të tjera thuhet se “trajneri ynë, Driton Kuka, është shpërblyer me një tjetër çmim prestigjioz në karrierën e tij. Ai u zgjodh “Trajneri më i mirë në xhudo për vajza për vitin 2021” nga Federata Evropiane e Xhudos (EJU)”.

Kuka, këtë çmim e pranoi në Sofia të Bullgairë – ku edhe është duke u zhvilluar Kampionati Evropian i xhudos.
Në këtë kompeticion – vashat dardane patën paraqitje tejet të mira.
Laura Fazliu fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Distria Krasniqi të bronztën. /Shqip.com