Lajme Ballkan

Dritan Abazoviq viziton vendin ku do të ndërtohet rruga Plavë-Deçan

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq sot gjatë ditës ka qëndruar në vendin ku pritet të ndërtohet rruga Plavë- Deçan.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Abazoviq përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Vizituam vendin së bashku me ministrin (Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit) Goran Gjuroviq dhe miq nga Plava, vizituam Bogiçevicën në Prokletije ku do të kalojë rruga rajonale për Deçan”, është shprehur Abazoviq.

Foto nga vizita

Potencial i jashtëzakonshëm natyror që na jep mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit dhe sporteve të skive, ka shtuar më tutje  Abazoviq./Shqip.com