Lajme

Dritan Abazoviq sot vihet para mocionit të mosbesimit

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Kuvendi i Malit të Zi sot do të votojë mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit, Dritan Abazoviq.

Seanca pritet të fillojë nga ora 11:00.

Nismëtarë të kësaj nisme janë tridhjetë e gjashtë deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Partisë Socialdemokrate (SDP), Partisë Liberale (LP), Social Demokratët (SD) dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve (DUA).

Megjithatë, për t’u rrëzuar një qeveri, në kuvendin e Malit të Zi nevojiten të paktën 41 vota pro.

Nëse arrihet rrëzimi i Qeverisë, vendi shkon në zgjedhje të reja, raporton Vijesti.

Në moshën 36-vjeçare Dritan Abazoviç është zgjedhur në krye të qeverisë të Malit të Zi, duke u bërë kështu i pari kryeministër shqiptar në këtë shtet dhe i treti në Ballkanin Perëndimor.

Kabineti i Abazoviç mori 45 vota pro nga 81 që janë në Parlamentin malazez, ndërsa 3 përfaqësues të socialdemokratëve ishin kundër./SHQIP.com