Lajme Botë

Dritan Abazoviç publikon emrat e ministrave, vetëm një është shqiptar

Dritan Abazoviq

Në bazë të programit të dorëzuar të punës së Qeverisë së 43-të të Malit të Zi dhe angazhimeve programore, mandatari për përbërjen e qeverisë së re, Dritan Abazoviq , propozoi zyrtarisht strukturën dhe përbërjen e qeverisë, për të cilën deputetët do të vendosin nesër në Seanca e Kuvendit në Cetinje.

Qeveria do të ketë 18 ministri, katër nënkryetarë dhe dy ministra pa portofol, raporton media malazeze.

Ministritë e propozuara janë: Ministria e Drejtësisë; Ministria e Brendshme; Ministria e Mbrojtjes; Ministria e Financave; Ministria e Punëve të Jashtme; Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit – Ministria e Çështjeve Evropiane; Ministria e Arsimit; Ministria e Shendetesise; Ministria e Investimeve Kapitale; Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave; Ministria e Sportit dhe Rinisë; Ministria e Administratës Publike; Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale; Ministria e Kulturës dhe Medias; Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit; Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave; Ministria e Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik dhe dy ministra pa portofol.

Zëvendëskryeministër përgjegjës për zhvillimin rajonal dhe ministër i investimeve kapitale  Ervin Ibrahimović;

Ministër i Drejtësisë Marko Kovaç;

Ministër i Punëve të Brendshme  Filip Adžić;

Ministër i Financave Aleksandar Damjanoviq;

Ministër i Punëve të Jashtme Ranko Krivokapiq;

Ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq;

Ministre e Sportit dhe Rinisë, Vasilije Lalošević;

Ministër i Administratës Publike  Maras Dukaj;

Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale  Admir Adroviq;

Ministër i Arsimit  Miomir Mijo Vojinoviq;

Ministëe i Shëndetësisë  Dragoslav Šćekić;

Ministre e Kulturës dhe Medias Masha Vlaović;

Ministre e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit Ana Novakoviq Gjuroviq;

Ministër i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave Fatmir Đeka;

Ministre e Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik  Biljana Šćepanovi dhe Ministra pa portofol Zoran Miljanić dhe Adrijan Vuksanoviq.

Abazoviç pritet të zgjidhet kryetari i qeverisë së 43-të të Malit të Zi.

Votimi në parlament pritet të mbahet të enjten./Shqip.com