Sport Shqiptar

Drita zyrtarizon përforcimin e radhës

Drita ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar veror. Emri i ri që ka zbarkuar në Gjilan është ai i Erson Stiven Dias Costa, sulmuesi nga Cape Verde e Afrikës.

30-vjeçari ka luajtur për skuadrat portugeze si Feirense, Martimo, Vizela, Leixoes dhe SC Covliha.

Dias Costa ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Dritën.

Njoftimi i plotë nga Drita FC:

Erson Stiven Dias Costa është sulmuesi ynë

Kemi kënaqësinë të ju prezantojmë sulmuesin tonë të ri Dias Costa nga Cabo Verde e Afrikës.

Costa do të jetë pika referente e sulmit i cili vjen nga një përvojë e gjatë në ligë e parë të Portugalisë dhe superligën e Bullgarisë ndërsa tani e tutje aventurën do ta vazhdojë në klubin tonë.

Marrëveshja është arritur për periudhën një vjeqare dhe përvoja e Dias do të jetë shumë e nevojshme për sulmin tonë.

/Shqip.com