Sport Shqiptar

Drita triufmon ndaj Drenasit – pas 120 minutave lojë

FC Drita

U prit të jetë një ndeshje e lehtë për Dritën, por diçka e tillë nuk ndodhi.

Intelektualët” kanë mposhtur Drenasin, me rezultat minimal 1-0.

Në këtë ndeshje, skuadra nga Gjilani ishte favoritë ne lëtër, pasi Drenasi garon një kategori më poshtë.

Në 90 minuta lojë, ani pse Drita ishte dominuese – nuk arriti që të shënonte gol.

Pasi që në kohën e rregullt nuk pati fitues, takimi shkoi në vazhdime – me dy pjesë me nga 15 minuta.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, persona që luajnë futboll, njerëz në këmbë dhe bar
Momente nga takimi

Kurse, teksa po zhvillohej minuta e 97të, ishte Hamdi Namani që  e kaloi Dritën në epërsi.

Përkundër rasteve tjera për shënim, rezultati nuk ndryshoi deri në fund të takimit dhe gjilanasit u kualfikuan në fazën e dytë të këtij kompeticoni.

Rezultatet nga takimet tjera:

Drita – Drenasi 1:0 (Vazhdime)

Liria – Dukagjini 2:4

Arbëria – Vitia 4:0

Kek-u – Trepça 1:0

Flamurtari – Ferizaj 0:2 (Vazhdime) /Shqip.com