Drita synon mrekullinë ndaj Feyenoorit, ndërsa Prishtina nja hap larg kualifikimin në raundin tjetër të “Conference League”
Pak kush e mendonte se një skuadër si Drita do të barazonte pa gola në ndeshjen kundër Feyenoordit, shkruan Shqip.com.
Por, ky rezultat në ndeshjen e parë i ka motivuar gjilanasit për të tentuar mrekullinë në Roterdam.
Sigurisht që favorit i pa diskutueshëm për këtë ndeshje është gjigandi holandez, Feyenoord, por skuadra kosovare kanë fituar vetëbesim të madh nga ndeshja e kaluar.
Edhe trajneri Ardian Nuhiji deklaroi në konferencë për shtyp se nuk i tremb forca e kundërshtarëve të tyre, përkundrazi i forcon të përformojnë më mirë.
Sipas trajnerit shkupjan, futbollistët do të japin gjithçka nga vetja për të bërë njërën nga befasitë më të madhe në Evropë.
Drita zhvilloi një ndeshje të madhe në Prishtinë, ku me një disiplinë të nivelit të lartë arritën ta befasojnë gjigandin holandez duke e ndalur me barazim.
Nga ana tjetër, Prishtina do të ketë komoditetin e rezultatit në ndeshjen kundër Connah’s Quay Nomads.
Ata do të udhëtojnë te skuadra uellsiane për ndeshjen kthyese të kësaj gare.
Ndeshjen e parë prishtinasit e kishin fituar me rezultat 4-1.
Të dy ndeshjet do të zhvillohen të enjten me fillim nga ora 20:00./Shqip.com