Sport Shqiptar

Drita – skuadra që po “peshkon” me sukses në merkato

FC Drita

Kampionatin e mbylli në vendin e dytë, teksa në finale të kupës u mposhtën nga Llapi.

FC Drita është e etur për trofe dhe ka dalë në “gjueti” në merkaton e verës.

Skuadra nga Gjilani ka qenë më aktivja deri më tani në Superligë – duke siguruar shërbimet e gjashtë futbollistëve.

Besnik Krasniqi, ishte goditja e parë – që në letër duket e qëlluar për shkak të formës së tij në vitet e fundit dhe përvojës së madhe që ka në supe.

May be an image of 2 people and indoor
Prezantimi i Besnik Krasniqit

Në repartin defanziv kjo skuadër është përfocuar edhe me Leonat Vitinë, që erdhi nga KF Skenderbeu dhe pritet të mbulojë hapësirën që la largimi i Ardian Cuculit.

Ani pse në portën e “intelektualëve” gjendet gardiani – Faton Maloku, në Gjilan ka zbarkuar dhe Florian Smakiqi, që pritet t’i bëjë konkurencë atij.

Por, drejtuesit e kësaj skudre nuk janë ndalur me kaq dhe kanë investuar edhe në repartin sulmues – ku kanë sjellur “magjistarin” Blendi Baftiun dhe këmbëshpejtin, Kastriot Selmani.

May be an image of 2 people and indoor
Prezantimi i Blendi Baftiut

Baftiu kishte një sezon mjaftë të mirë me FC Ballkanin, duke u shpallur kampion i Superligës.

Teksa, Selmani e fitoi kupën me FC Llapin.

Një transfer tjetër është edhe Iran Junior që së fundmi e djersiti fanellën e Ulpianës.

May be an image of 2 people and indoor
Iran Junior – gjatë prezantimit

Në anën tjetër, i janë vazhduar kontratat e Hamdi Namanit, Ilir Blaqorit dhe Simonoskit.

Sa i përket Europa Conference League, Drita do të takohet me me Inter Turku, me gjashtë korrik – në Finaldë. /Shqip.com