Drita po shihet në fund të tunelit

Ditë të arta duket që po vijnë për Arsenalin.
Nën urdhërat e Mikel Artetas, “Gunners” janë duke u kthyer në rrugën e vjetër të suksesit.
Kampionatin në Premierligë nuk e nisën mirë, pasi pësuan tri humbje në tri ndeshje të zhvilluara.
Por, gjatë rrugës ata mësuan nga gabimet dhe tashmë janë në vendin e katërt – trampolinë për Ligën e Kampionëve.
Elementi kyç i këtij suksesi është fakti që Arteta nuk u ndal së besuari në lojtarët e rinjë, shumë nga të cilët po kërkohen nga gjigandët evropian.

Këtë e tregojnë edhe statsistikat, pasi 16 nga 23 golat e Arsenalit të shënuara në elitën e futbollit anglez – këtë sezon, kanë qenë të realizuara nga lojtarët nën moshën 23-vjeçare.
Emile Smith Rowe – gjashtë gola.
Martin Ødegaard – katër gola.
Gabriel Magalhães – dy gola.
Gabriel Martinelli – dy gola.
Bukayo Saka dy gola.
Ndërsa, “Emirates Stadium” është duke u kthyer në ankth për skuadrat kundërshtare.
Në pesë ndeshjet e fundit të luajtura në këtë stadium, Arsenali arkëtuar po aq fitore, duke mos i dhënë opsion tjetër kundërshtarëve.

3-1 vs Aston Villa
1-0 vs Watford
2-0 vs Newcastle
3-0 vs Southampton
2-0 vs West Ham
Pas 17-të gjirove të zhvilluara, kjo skuadër ka nëntë fitore, dy barazime dhe gjashtë humbje. Pra, ka aritur në kuotën e 37-të pikëve.
Vetëm një më pak se Chelsea e vendit të tretë, dhe vetëm pesë më pak se City që është lider.
Tashmë, Arsenali është në “luftë” edhe për titull.
Deri në përfundim të Premierligës kanë mbetur edhe 21 gjiro për tu zhvilluar. /Shqip.com