Sport Shqiptar

Drita përshëndetet me qendërmbrojtësin Cuculi

Përveç transferimeve Drita ka nisur edhe largimin e lojtarëve.

Pas Haxhimusës dhe Leotrim Rexhepit, radhën e ka Ardian Cuculi.

Qendërmbrojtësi nuk do të vazhdojë aventurën e nisur me Dritën në vitin 2019.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkapioni i Kosovës në futboll përmes një postimi në Facebook.

Cuculi zhvilloi gjithësej 98 ndeshje me bardhëekaltrit, ku arriti të shënonte pesë gola.

Statistikë interesante është fakti se 34 vjeçari u bë mbrojtësi i parë në histori të klubit gjilanas që gjen rrjetën në tri kompeticione të ndryshme.

Ardian Cuculi u shpall kampion i Superligës së Kosovës, edicioni 2019/20

Ai realizoi në Superligë, Kupë dhe Konferencëligë.

Përndryshe, shqiptari ng Maqedonia e Veriut ishte pjesë e skuadrave si Kukësi, Partixani, Shkëndija etj. /Shqip.com