Sport Shqiptar

Drita njofton Ramiz Sadikun me humbje në Kupë

FC Drita

Drita me lehtësi mposhti Ramiz Sadikun.

Rrugëtimi i mirë që pati skuadra prishtinase nuk mjaftoi që të mposhtë nënkapionin e Superligës.

Drita e ka mposhtur me lehtësi Ramiz Sadikun, në ndeshjen e parë në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Në fushën me bari sintetik në Gjilan, bardhekalëtrit hapën llogarinë e golave përmes Albin Krasniqit në minutën e tetë.

Vetëm pas pesë minutash, Hamdi Namani i vendasve dyfishoi epërsinë, ndërsa për golin e tretë u përkujdes Muharrem Jashari në të 39-të.

Skuadrat shkuan në pushim për t’u rikthyer më pas në të dytën.

Megjithatë, pavarësisht rasteve të krijuara – 3:0 ishte epilogu përfundimtar.

Drita do të ketë mundësi të vulosë vendin e finalistit javën e ardhshme, në ndeshjen kthyese më 13 prill. /Shqip.com