Drita mund të ketë përballë Mertensin dhe Alderweireldin në Konferencëligë

Gjilanasit përballen me Royal Antwerp në rast se mposhtin ekipin finlandez Inter Turku.
Klubi nga Belgjika po përgatitet të transferojë dy super yje në radhët e veta.
Driens Mertens dhe Toby Alderweireld kanë gjasa të kthehen në vendlindje dhe të marrin pjesë në Konferencëligë, raporton Goal dhe Het Laatste Nieuws.

Sulmuesi i Napolit ka kontratë deri në fund të muajit dhe tashmë është 34-vjeçar, shkëlqimi i të cilit në fushë është në rënie.
Kurse, ish-anëtari i Tottenham që tani po bën karrierë në skuadrën e Katarit, Al-Duhail, mund të rikthehet në Evropë.

Përndryshe, Royal Antwerp pret fituesin e duelit mes Dritës dhe Turkut në kuadër të rrethit të dytë të kualifikimeve për “UEFA Conference League”.
Ekipi gjilanas luan ndeshjen e parë më 6 korrik në Finlandë ndërsa e dyta më 12 korrik në “Fadil Vokrri” të Prishtinës. /Shqip.com