Sport Shqiptar

Drita i ndan rrugët edhe me sulmuesin e njohur

Me të përfunduar kampionati, te Drita kanë nisur ndryshimet dhe aktualisht më tepër bëhet fjalë për largimin e disa futbollistëve.

Sulmuesi Marko Simonovski është lojtari i radhës që nuk do të jetë pjesë e skuadrës gjilanase për edicionin e ri.

Drita të enjten nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se ka mbyllur bashkëpunimin me Simonovskin, të cilit i ka përfunduar kontrata me të përfunduar edicioni aktual.

Simonovski ishte pjesë e Dritës prej edicionit 2021/22, ndërsa në total për ekipin gjilanas ka shënuar 32 gola dhe ka bërë 6 asistime në 32 paraqitje në të gjitha garat.

Drita e ka falënderuar Simonovskin për kontributin e dhënë dhe i ka dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës.

Simonovski bëhet lojtari i katërt që largohet nga Drita brenda pak ditësh pas Hamdi Namanit, Ilir Blakçorit e Ardian Limanit.

/Shqip.com