Sport Shqiptar

Drita gjobitet nga FFK

Skuadra nga Gjilani, FC Drita është gjobitur nga Komisioni i Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Për shkak të sjellës së tifozëve në derbin me Prishtinën, Drita do të duhet të paguajë 1 mijë euro.

“Në minutën 6-të simpatizuesit vendas “INTELEKTUALET”, ndezin fishekëzjarre tymuese dhe si pasojë gjyqtari detyrohet ta ndërpresë lojën për 1 minutë. Pas shënimit të golit nga ana e ekipit vendas në minutën 89, prapë ndezin fishekëzjarre tymuese dhe hedhin fare pranë fushës së lojës mjete piroteknik shurdhues, ndërkaq në minutat 83 dhe 90+3, shajnë dhe ofendojnë në kor kryetrajnerin e ekipit mysafirë”, thuhet në vendimin e FFK-s.

Drita u mposht nga Prishtina me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së 12-të.

Skuadra nga Gjilani megjithatë kryeson Superligën e Kosovës me 30 pikë të grumbulluara, pas 13 ndeshjeve.

Drita po kalon një stinor të mirë dhe deri më tani ka një rekord prej nëntë fitoresh, tre brazime e një humbje.

/Shqip.com