Sport Shqiptar

Drita-Gjilani, publikohen formacionet startuese

Drita-Gjilani

Janë publikuar formacionet zyrtare në derbin e Anamoravës.

Trajneri Ardian Nuhiu ka vendosur të mos bëjë shumë ndryshime në rreshtim.

Për dallim nga ndeshja e fundit – Tun Bardhoku ka mbetur në bankën rezervë – teksa nga minuta e parë do luaj Ilir Blakqori.

Në mesfushë si tandem do luajnë së bashku Jashari dhe Namani – kurse rreziku kryesor për Gjilanin pritet të jetë Ardian Muja.

May be an image of text that says "BKT SUPERLIGA Java 24 F.C. DRITA GJILAN GJILANI 1947 Line up 1 MALOKU (GK) 5 LIMANI (C) 6 CUCULI 26 BALDE 18 BLAKQORI 27 FAZLIU 10 JASHARI 7 NAMANI 8 MUJA 17 AJZERAJ 19 TAHIRI substitution Rexhepi(GK), E. Isufi(GK), P. Islami, Ibrahimi, Broja, Bardhoku, Krasniqi, D. Islami, A. .Kryeziu, Coach: Ardian Nuhiu Stadiumi Selami Osmani-BEZ"
Formacioni i Dritës

Kurse, me “artilierinë e rëndë” ka vendosur që të startojë edhe Ismet Munishi.

Shpresat kryesore kjo skuadër i ka te Gerhard Progni -që ka arritur të bëjë diferencën disa herë në këtë sezon.

Teksa, krahas tij në sulm do të luaj edhe Shend Kelmendi – i cili po kalon momente të mira së fundmi.

Formacioni i Gjilanit: Koliçi, Progni, Halili, Dabiqaj, Sors, Krasniqi, Useini, Musolli, Kelmendi, Prekazi, Hoxha.

Drita gjendet në vendin e tretë – me 41 pikë.

Një humbje në këtë takim – do ishte një hap i madhe në “luftën” për kreun e tabelës.

Teksa – me një trepikësh – jo vetëm që i afrohet edhe më shumë kreut – por do e bënte Superligën një dramë në vete

Në anën tjetër, skuadra e udhëhequr nga Ismet Munishi gjendet në vendin e dytë – në tabelë me 46 pikë të grumbulluara.

Dy më pak se Ballkani që është lider.

Por, në rast se SC Gjilani triumfon sot – atëherë e rrëmben vendin e parë – pasi ka një ndeshje më pak se suharekasit. /Shqip.com

Tabela e Superligës