Drita-Gjilani, publikohen formacionet startuese

Janë publikuar formacionet zyrtare në derbin e Anamoravës.
Trajneri Ardian Nuhiu ka vendosur të mos bëjë shumë ndryshime në rreshtim.
Për dallim nga ndeshja e fundit – Tun Bardhoku ka mbetur në bankën rezervë – teksa nga minuta e parë do luaj Ilir Blakqori.
Në mesfushë si tandem do luajnë së bashku Jashari dhe Namani – kurse rreziku kryesor për Gjilanin pritet të jetë Ardian Muja.

Kurse, me “artilierinë e rëndë” ka vendosur që të startojë edhe Ismet Munishi.
Shpresat kryesore kjo skuadër i ka te Gerhard Progni -që ka arritur të bëjë diferencën disa herë në këtë sezon.
Teksa, krahas tij në sulm do të luaj edhe Shend Kelmendi – i cili po kalon momente të mira së fundmi.
Formacioni i Gjilanit: Koliçi, Progni, Halili, Dabiqaj, Sors, Krasniqi, Useini, Musolli, Kelmendi, Prekazi, Hoxha.
Drita gjendet në vendin e tretë – me 41 pikë.
Një humbje në këtë takim – do ishte një hap i madhe në “luftën” për kreun e tabelës.
Teksa – me një trepikësh – jo vetëm që i afrohet edhe më shumë kreut – por do e bënte Superligën një dramë në vete
Në anën tjetër, skuadra e udhëhequr nga Ismet Munishi gjendet në vendin e dytë – në tabelë me 46 pikë të grumbulluara.
Dy më pak se Ballkani që është lider.
Por, në rast se SC Gjilani triumfon sot – atëherë e rrëmben vendin e parë – pasi ka një ndeshje më pak se suharekasit. /Shqip.com
