Sport Shqiptar

Drita, Gjilani e Dukagjini, pa fat në shortin e sotëm

Në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Tri skuadrat kosovare, Drita, Gjilani dhe Dukagjini i Klinës kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm.

Në fakt Drita ka shkuar direkt në rrethin e dytë, derisa Gjilani dhe Dukagjini duhet të kalojnë pengesat në rrethin e parë për të luajtur në të dytin në garën e tretë evropiane për nga rëndësia.

Drita sërish nuk ka pasur fat, pasi shorti deshi që të përballet me gjigantin çek Viktoria Plzen.

Dukagjini i Klinës nëse kalon pengesën e parë që është Europa nga Gjibraltari, do të përballet me skuadrën kroate Rijeka.

Përballje shumë e vështirë e pret edhe Gjilanin në rast se kalon rundin e parë që përballet me skuadrën nga Luksemburgu, Progres Niederkorn.

Nëse shkon në raundin e dytë, Gjilani do të përballet me skuadrën e madhe daneze Midytjlland.

/Shqip.com