Drita “fundoset” nga Trepça

Pas dhjetë gjirove të zhvilluara në Superligë, Drita është e vetmja skuadër pa fitore.
Gjilanasit janë deklasuar nga Trepça me rezultat 118-69, në ndeshjen e zhvilluar sonte në Mitrovicë, shkruan Shqip.com.
Që nga fillmi i takimit, “xehtarët” ishin dukshëm më të mirë në parket duke mos e venë për asnjë moment në dyshim epitetin e fituesit.
Te skuadra nga Mitrovica, më të dalluarit në parket ishin Drilon Hajrizi me 20 pikë e gjashtë kërcime, Taurus Cockfield Jr me 15 pikë, Amin Hot, Burim dhe Samir Zekiqi me nga 14 pikë dhe Gerald Blackshear me 11 pikë e 10 kërcime.

Kurse, në anën tjetër, te Drita paraqitje të mirë patën Qëndrim Demi me 16 pikë, Isaiah Johnson me 15 dhe Bardh Jakupi me 14 pikë.
Me këtë fitore, Trepça mbetet lidere në Superligë, pasi në dhjetë gjiro të zhvilluara kanë tetë fitore dhe vetëm dy humbje.
Ndërsa, Drita ka 10 humbje në po aq ndeshje dhe veçse është “me një këmbë” në Ligën e Parë./Shqip.com
