Sport Shqiptar

Drita e nis vitin me fitore, gjilanasit mposhtin lehtësisht KEK-un në ndeshje miqësore

FC Drita e ka nisur vitin me fitore.

Skuadra gjilanase ka zhvilluar ndeshje miqësore me KEK-un dhe ka triumfuar me rezultat të pastër 3-0.

Sulmuesi vushtrrias Ardit Tahiri ka realizuar dy gola në këtë sfidë, derisa një tjetër u shënua nga Almir Ajzeraj, njofton klubi gjilanas, shkruan Shqip.com.

Kjo ishte ndeshja e parë miqësore për Dritën dhe trajnerin Arsim Thaqi në krye të kësaj skuadre.

Kujtojmë që gjilanasit pas disa ditësh do të udhëtojnë drejt Antalyas për të vazhduar fazën përgatitore për edicionin pranveror.

/Shqip.com